Kreu i PD Sali Berisha, gjatë një videomesazhi iu referua raportit të Komisioni Europian në lidhje me vendin tonë, raport i cili sipas tij u tentua të fshihej nga kryeministri gjatë podcastit të sotëm “Flasim”.

Berisha u shpreh se, raporti damkos zgjedhjet në Shqipëri si një proces ku u zhduk kufiri mes shtetit dhe partisë, ku pati blerje vote dhe financime të paligjshme. Ai theksoi se në raport kërkohet heqja pa pengesa e imunitetit dhe goditet korrupsioni në nivelet më të larta të qeverisë.

Berisha tha se Belinda Ballukut, vijon të ushtrojë pushtet të plotë në qeveri, ndërsa raporti europian evidenton rënien e Shqipërisë në indeksin e korrupsionit dhe mbrojtjen politike ndaj aferave të AKSHI-t.

Videomesazhi i plotë:
Sot, në monologun e tij të mashtrimeve të së dielës, Edi Rama u ndal tek 9 maji dhe përsëri tentoi të mashtrojë shqiptarët, duke fshehur me të gjitha mediat e tij dhe në monologun e tij, pa shqipëruar asnjë fjalë, për raportin e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian. Raport në të cilin damkosen zgjedhjet si një proces, në të cilën linja midis institucioneve shtetërore dhe strukturave partiake u shua, vota u ble, financime të paligjshme etj., etj. Në këtë raport theksohet se heqja e imunitetit duhet të bëhet pa asnjë pengesë dhe me përparësi, ndërkohë që Lubi Balluku vazhdon sot e kësaj dite të jetë zëvendëskryeministëre në hije, me të gjitha funksionet e saj. Raporti dënon rrokullisjen e Shqipërisë në korrupsion, 9 vende më poshtë se sa ishte, natyrisht, dhe mburojën që Edi Rama u bëri Lindave të tij të AKSHI-t. Në raport ngrihet përsëri mungesa e rolit të parlamentit në procesin e integrimit, ndërkohë që, kërkohet që parlamenti të ketë një rol qendror. Denoncohet qëndrimi i qeverisë ndaj minoriteteve, ndaj mediave, qëndrimi i papërgjegjshëm ndaj fëmijëve shqiptarë, ku sipas raportit gjysma e tyre jetojnë të përjashtuar, apo në rrezik varfërie. Dënohet me forcë ‘Ballkani i Hapur’ dhe nismat e tjera, siç ishte letra Vuçiç-Rama në Frankfurt, Allgemeine Zeitung, si përpjekje për të minuar procesin e integrimit. Pra, Edi Rama fshehu një dokument themelor të Bashkimit Europian për Shqipërinë. Sikundër, ai nuk shqiptoi një fjalë të vetme për raportin IBAR dhe Coelho, që e ka, që po e shqyrton atë raport, shumë e shumë herë, pa rënë dakord për variantin përfundimtar të tij, por duke shtuar gjithnjë e më shumë kushte dhe kërkesa nga vendet anëtare prej Shqipërisë, qysh prej 5 muajsh gjer sot. Në monologun e tij, ai foli për një startup, i cili duket se është Diella e mediave. Sipas Edi Ramës që kontrollon 90% të mediave, sot 60% të kohës e merr opozita. Çka do të thotë se Edi Rama i paguajka mediat, i shpall investitorë strategjikë, u jep miliona që t’i japin opozitës përparësi, një mashtrim i madh siç ishte Diella për luftën kundër korrupsionit. Fl

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb