Pas publikimit të draftopinionit të Komisionit të Venecias për emërimet në Gjykatën Kushtetuese që solli një përplasje tjetër mes maxhorancës dhe presidentit të Republikës, vjen një reagim nga Presidenca. Zëdhënësi i presidentit, Ted Blushi theksoi se Presidenti as nuk rrjedh raporte dhe as i komenton. Sipas Blushit, për presidentin, Kushtetuta është e paprekshme

Venecia deklaron në draftraportin e saj se është e rëndësishme për Shqipërinë të rivendosë Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë. Sipas Venecias, kriza kushtetuese është pasojë e disa faktorëve ndërsa rekomandon dialog institucional për kalimin e krizës.

REAGIMI I BLUSHIT
Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta, siç rikonfirmoi qartë sot, ka zbatuar vetëm Kushtetutën që ka shkruar “Venecia” me dorën e saj për Gjykatën Kushtetuese në vitin 2016.
Institucioni i Presidentit as nuk rrjedh raporte konfidenciale dhe as i komenton ato.
Institucioni i Presidentit komentet finale për “Venecian” do t’i bëjë publike përpara Opinionit Final në mënyrën më transparente.
I ftojmë dhe aktorët e tjerë t’i bëjnë publike arsyetimet e tyre të mjera dhe politike.
PËR PRESIDENTIN META, KUSHTETUTA ËSHTË E PAPREKSHME DHE LIGJI MË I LARTË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË. ??
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb