Në raportin global të Organziatës së Kombeve të Bashkuara, platforma e Bashkëqeverisjes “Shqipëria që Duam” dhe “E-Albania”, që ofrojnë shërbime pa pagesë, 24 në 24 orë, theksohet se kanë pësuar një rritje të paprecedentë. Kjo sipas raportit, falë efikasitetit të shërbimeve publike online, ndërkohë që vendi unë rezulton e 59-ta në botë, nga 193 shtete të vlerësuara për shërbimet online.

Ky vlerësim mbështetet nga dy tregues; e-sherbimet dhe e-pjesëmarrja. Kujtojmë se në raportin e vitit 2018, Shqipëria renditej në vendin e 62 sa i takon shërbimeve, ndërkohë që sot është me pikë të barabarta me Kanadanë.

Nga ana tjetër raporti tregon se sa i takon e-pjesëmarrjes, Shqipëria ka shënuar një progres prej 25 vendesh. Ndërsa përsa i përket e-pjesëmarrjes, progresi ka qenë prej 25 vendesh, duke kaluar në harkun e dy viteve nga vendi i 61 në botë, në vendin e 36. Edhe në këtë renditje, lëmë pas Zvicrën, Gjermaninë, Italinë dhe të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. OKB e konsideron dixhitalizimin e shërbimeve publike si një ndër përparësitë më të rëndësishme të dekadës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb