Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi ka zbuluar arsyet që qendrojnë pas votës pro të dhënë në seancën e fundit në Kuvendit, ndaj rezolutës së BE.
Ai u shpreh se rruga europiane e Shqipërisë po zgjat shumë, dhe shpreson që integrimi të mos ijë si dhuratë por si rezultat i punës.
I ftuar në “Studio 24”, ai u shpreh se qasja e qeverisë për integrimin, është e njëjtë si ajo e ndjekur nga Partia Demokratike për të ardhur në pushtet, sipas tij të dyja presin që gjithçka të ndodhë vetvetiu.
“Duke qenë se është shprehja e vullnetit të deputetëve të integrimit, vota u dha pro. Integrimi në BE është një proces që po zgjat prej 40 vitesh dhe kur për 40 vite thatë po bëjmë hapa para, ka një kufi kjo gjë. E kam krahasuar strategjinë e Ramës për në BE, si ajo që ndjek PD për të ardhur në pushtet. E paaftë për të reformuar veten, thejshtë pret t’i bjerë në prehër pushteti, të lodhen shqiptarët me PS. Edhe Ramna pret pas derëssë BE që të na fusin në Union”, tha ai.
