Ushtria e Kongos furnizohet me armë nga shumë vende të Botës pa njoftuar Kombet e Bashkuara siç kërkohet nga një rezolutë e vitit 2004.

Në këtë konkluzion ka arritur një raport i fundit i Këshillit të Sigurimit. Mes vendeve që furnizon me armë Kongon renditet edhe Shqipëria, shkruan agjencia prestigjioze e lajmeve AFP.

Në raportin konfidencial të OKB theksohet se: “Disa nga armët kanë rënë në duart e grupeve të armatosura që veprojnë në lindje të vendit”

Në raport nuk flitet vetëm për armë, por edhe për instruktorë dhe pajisje ushtrie që vijnë nga Shqipëria, Rumania, Turqia, Afrika e Jugut, Izraeli, Kina, Irani, Mbretëria e Bashkuar, Koreja e Veriut, Sudani dhe Shtetet e Bashkuara.

Raporti vuri në dukje se disa vende “dërguan sasi të konsiderueshme me armë, municione, pajisje dhe automjete ushtarake” për ushtrinë.

Autoritetet kineze kanë thënë se po hetojnë pretendimet, ndërsa Irani mohoi që të kishte transferuar ndonjëherë ndonjë material në Republikën Demokratike të Kongos, duke ndezur frikën se pajisjet ishin dërguar nga një palë e tretë.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb