TIRANE- Komisioni i Ligjeve po shqyrton në mbledhjen e sotme raportin vjetor të ILDKPI-së. Gjatë fjalës së tij, kreu i këtij institucioni, Shkëlqim Ganaj pohoi se kanë dërguar në prokurori 84 zyrtarë, 10 prej të cilëve janë gjyqtar. “Për gjyqtarët kemi kërkuar të merren masa administrative. Deri më tani asnjë gjyqtar nuk është shkarkuar.”, tha Ganaj.

Ndër të tjera, përfaqësuesi i PS-së, deputeti Bashkim Fino i drejtoi një pyetje kreut të ILDKPI-së, duke thënë se: ‘Keni dërguar 84 zyrtarë, si ka qenë reagimi i prokurorisë?’, ndërsa ky i fundit i është përgjigjur se ‘ende nuk kemi një përgjigje nga organi i akuzës’.

Sakaq, Ganaj pohoi se 10 raste rezultojnë me 40 milionë euro të pajustifikuara. “Për këto 10 raste kemi këmbëngulur, dhe s’kemi marrë përgjigje”, tha ai. Ndërkohë, deputeti i majtë, Alfred Peza pyeti Ganajn nëse kishin bërë ankim për moszbatimin e afateve kohore. Ganaj tha se “Kemi reaguar që në 2014, arsyeti-me janë skandaloze”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: