Një gazetare e pavarur kineze që raportoi nga Wuhani në kulmin e shpërthimit fillestar të coronavirusit, është burgosur për katër vjet nga një gjykatë e Shangait, tha avokati i saj të hënën.

Sipas CNN, ish-avokatja, Zhang Zhan udhëtoi në qytetin qendror kinez në muajin shkurt për të raportuar mbi pandeminë dhe përpjekjet pasuese për ta menaxhuar atë, ashtu siç autoritetet filluan t’i frenojnë mediet shtetërore dhe ato private në vend.

Ajo u zhduk nga Wuhani në muajin maj derisa më vonë u zbulua se ishte ndaluar nga policia në Shangai.

Zhan u akuzua për “grindje dhe nxitjen e telasheve”, një vepër që përdoret zakonisht për të shënjestruar gazetarët dhe aktivistët e të drejtave të njeriut.

Ajo është gazetarja e para ‘qytetare’, që dihet se është dënuar për rolin e saj në raportimin mbi pandeminë e coronavirusit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb