Pas rastit të familjes Balla në Kombinat, pranë të cilëve ishte sot zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa për të treguar kushtet e vështira ku jetonin pa asnjë ndihmë, vjen edhe reagim ii Bashkisë së Tiranës.

Përmes një deklarate për mediat, Bashkia e Tiranës sqaron se familja e Jani dhe Bukurie Ballës në Njësinë Administrative 6, janë trajtuar me bonus qiraje që nga momenti i parë i tërmetit të 26 nëntorit 2019.

“Alternativa e Lulzim Bashës dhe Partisë Demokratike për qytetarët e Tiranës është gënjeshtra dhe shpifja, me shpërndarje fake neës-esh për familjet e prekura nga fatkeqësia e tërmetit të 26 nëntorit 2019. Spikerja e Lulzim Bashës mashtroi përsëri sot me familjen e Jani dhe Bukurie Ballës nga Kombinati, duke e shitur rastin e tyre për përfitime të shëmtuara politike.

Banesa e familjes Jani dhe Bukurie Balla në Njësinë Administrative 6, është shpallur e pabanueshme nga Instituti i Ndërtimit, për shkak se ka pësuar dëme të rënda nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, e për këtë arsye kjo familje trajtohet çdo muaj me bonus qiraje prej 180 mijë lekësh, të cilat duhet t’i përdorë për të jetuar në një shtëpi me qira”, thuhet në deklaratën e Bashkisë.

Më tej Bashkia sqaron se: “Për të provuar edhe një herë gënjeshtrën e shëmtuar të PD-së dhe përdorimin që po i bën fatkeqësisë së tërmetit, si në rastin e z. Nik Prendi të disa ditëve më parë, po ju vëmë në dispozicion dokumentin e tërheqjes së bonusit të qirasë në postë nga vetë znj. Bukurie Balla. Tërheqja e fundit e bonusit të qirasë në Postën Shqiptare, me firmën e vetë znj. Balla, ka ndodhur në datë 26 Gusht 2020. Gjithashtu, familja Balla ka përfunduar procedurat dhe është pjesë e programit të rindërtimit, për të përfituar një banesë të re”, thekson Bashkia Tiranë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb