Kryetari i Shoqatës Atdhetare për Bashkim dhe Identitet Kombëtar Kristaq Ziu ka reaguar në një deklaratë për mediat në lidhje me vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë për katër ish-luftëtarët e UÇK-së.

Pas deklaratës, ka bërë thirrje për një reagim më të fortë publik.

Sipas tij, nuk duhet të ketë më protesta të qeta në Prishtinë dhe Shqipëri, por protesta më të fuqishme, për të kundërshtuar vendimin e dhënë në Hagë.

Deklarata vjen në një kohë kur vendimi ndaj katër ish-pjesëtarëve të UÇK-së ka shkaktuar reagime të forta në Kosovë dhe Shqipëri.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: