Kreu i LVV, dhe kryeministri i ardhshëm i Kosovës Albin Kurti ka reaguar për vdekjen e Xhevdet Ferrit duke shprehur dhe ngushëllimet e tij.

Kurti thekson se në rolet ku ka luajtur Xhevde Ferri ka përcjellë guxim të paepur por dhe melankoli. Ai merr shembullin e filmit ‘Përrallë nga e kaluara’ ku Kurti thotë se guximi i Margiosë dhe Trimit mbeten porosia për ne, pasi shoqëria duhet të përparojë dhe Gjinoja duhet të rritet.

 

POSTIMI I ALBIN KURTIT

Mora vesh se sot paska vdekur aktori i mirënjohur, Xhevdet Ferri. Në moshën 59 vjeçare, prej një sëmundjeje të rëndë. Fytyra e tij, fuqia shprehëse e mimika përcillte bashkë me guximin e paepur edhe një lloj melankolie, përballë situatave shoqërore të cilat duken si të pandryshueshme. Kështu në filmin “Vitet e pritjes”, ku luan rolin e mërgimtarit të kthyer pas shumë

vitesh në atdhe, ku fatkeqësisht pritet si i huaj, dhe e gjen vendin pa përparim, me të njëjtat probleme të kahershme. Por mbase më mbresëlënës është filmi “Përrallë nga e kaluara”, ku Xhevdet Ferri luan rolin e trimit. Edhe ai film, krijuar mbi veprën e shkruar para më se një shekulli prej Çajupit, rrëfen fatalitetin e shoqërisë të marrë peng prej një mentaliteti të vjetër, që i ka ikur koha. Duket sikur ky mentalitet i vjetëruar vijon ta përndjekë shoqërinë shqiptare. E megjithatë, guximi i Marigosë dhe i trimit mbeten porosia për ne, sepse shoqëria duhet të përparojë e Gjini duhet të rritet.

U prehsh në paqe Xhevdet Ferri, ngushëllime familjarëve, kolegëve dhe publikut të kinemasë. Mbetesh i paharrueshëm në kujtesën tonë të përbashkët.

 

 

View this post on Instagram

 

Mora vesh se sot paska vdekur aktori i mirënjohur, Xhevdet Ferri. Në moshën 59 vjeçare, prej një sëmundjeje të rëndë. Fytyra e tij, fuqia shprehëse e mimika përcillte bashkë me guximin e paepur edhe një lloj melankolie, përballë situatave shoqërore të cilat duken si të pandryshueshme. Kështu në filmin “Vitet e pritjes”, ku luan rolin e mërgimtarit të kthyer pas shumë vitesh në atdhe, ku fatkeqësisht pritet si i huaj, dhe e gjen vendin pa përparim, me të njëjtat probleme të kahershme. Por mbase më mbresëlënës është filmi “Përrallë nga e kaluara”, ku Xhevdet Ferri luan rolin e trimit. Edhe ai film, krijuar mbi veprën e shkruar para më se një shekulli prej Çajupit, rrëfen fatalitetin e shoqërisë të marrë peng prej një mentaliteti të vjetër, që i ka ikur koha. Duket sikur ky mentalitet i vjetëruar vijon ta përndjekë shoqërinë shqiptare. E megjithatë, guximi i Marigosë dhe i trimit mbeten porosia për ne, sepse shoqëria duhet të përparojë e Gjini duhet të rritet. U prehsh në paqe Xhevdet Ferri, ngushëllime familjarëve, kolegëve dhe publikut të kinemasë. Mbetesh i paharrueshëm në kujtesën tonë të përbashkët.

A post shared by Albin Kurti (@albinkurti_) on

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb