TIRANE- Këshilli Drejtues i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, i cili u mblodh ditën e djeshme, mori në shqyrtim ndryshimet ligjore të propozuara nga Këshilli i Ministrave për ndryshimin e ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, si dhe në ligjet e tjera të paketës fiskale, të cilat janë aktualisht në Kuvendin e Shqipërisë.

Në një deklaratë drejtuar mediave, Këshilli Drejtues i Dhomës Kombëtare të Avokatisë ka shprehur indinjatën e tij, pasi komuniteti i avokateve nuk është konsultuar si grup interesi në procesin e hartimit të këtij ligji.

DEKLARATA E PLOTË
Këshilli Drejtues i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, i mbledhur me datë 25.11.2015 mori në shqyrtim ndryshimet ligjore të propozuara nga Këshilli i Ministrave Për ndryshimin e ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, si dhe në ligjet e tjera të paketës fiskale, të cilat janë aktualisht në Kuvendin e Shqipërisë. Këshilli Drejtues i Dhomës Kombëtare të Avokatisë shpreh indinjatën e tij, pasi komuniteti i avokateve nuk është konsultuar si grup interesi në procesin e hartimit të këtij ligji. Në ligjin nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore ne Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, nga ana e Këshillit të Ministrave është propozuar që pas paragrafit të katërt, të nenit 9, “Llojet e kontributeve për t’u paguar”, te shtohet një
paragraf, me këtë përmbajtje:

“Për kategori te veçanta personash, te cilat kryejnë veprimtari ekonomike profesionale, përfshirë edhe punonjësit e papaguar të familjes që punojnë e bashkëjetojnë me të vetëpunësuarin, profesionet, paga për efekt te llogaritjes te kontributeve si dhe kriteret e përcaktimit te saj, deri ne nivelin e pagës maksimale, caktohen nga Këshilli i Ministrave. Sipas këtij paragrafi që propozohet të shtohet është parashikuar që profesioneve të lira, ku përfshihet edhe profesioni i avokatit, Llogaritja e kontributit Për sigurimet shoqërore të bëhet mbi bazën e pagës maksimale që përcaktohet nga Këshilli i Ministrave.
Në këto kushte duke marrë në konsideratë këtë parashikim të bërë nga hartuesit e ligjit, konstatohet se pagesat që duhet të kryejnë avokatët nëse ligji do të miratohet do të jenë afërisht në shumën e rreth 25.000 lekëve çdo muaj si kontribut Për sigurimet shoqërore. Një propozim i tillë jo vetëm që është në kundërshtim me vetë frymën e ligjit nr, 7701, datë I I .5.1993 “Per sigurimet shoqërore ne Republikën e Shqipërisë, por njëkohësisht nuk bazohet ne realitetin dhe të ardhurat që realizojnë nga puna e tyre avokatët në Republikën e Shqipërisë.

Ky propozim është ne kundërshtim me frymën e ligjit për sigurimet shoqërore, për faktin se kontributi për sigurimin shoqëror është një detyrim monetar që paguhet edhe nga personi, që është i vetëpunësuar, me qëllim përftimin e pensionit të pleqërisë dhe përfitimeve të tjera që ofrohen nga skema e sigurimeve shoqërore të detyrueshme. Në këto kushte Këshilli i Ministrave mund të vendosë vetëm minimumin e pagës mbi bazën e të cilës llogaritet ky detyrim dhe jo të përcaktojë pagën maksimale. Është dëshira e çdo te vetë punësuari që të paguajë më shumë kontribute, se pagesa minimale e vendosur nga Këshilli i Ministrave dhe jo detyrim ligjor për te paguar më tepër. Nga hartuesit e projektligjit nuk është marrë për bazë në llogaritjen e këtij detyrimi edhe gjendja reale e ushtrimit të këtij profesioni sot, si dhe të ardhurat që krijohen nëpërmjet ushtrimit të këtij profesioni.

Anëtarët e Dhomës Kombëtare të Avokatisë kanë ngritur si shqetësim kryesor, se paga e propozuar, mbi bazën e të cilës është propozuar të llogaritet ky detyrim, është më i lartë se sa vetë të ardhurat mujore, që ata arkëtojnë nga puna e tyre gjatë një periudhë një mujore. Situata e ushtrimit të profesionit nuk është e njëjtë në të gjitha rrethet gjyqësor të Republikës së Shqipërisë, pasi numri i çështjeve që mund të trajtohen nga avokatët në pjesën më të madhe të rretheve gjyqësore është i kufizuar. Po kështu edhe të ardhurat e personave, që kërkojnë shërbimin e avokatisë janë të ulta, dhe në këtë kuptim nuk ka kuptim që detyrimi për pagimi e kontributit të jetë më i lartë nga e ardhura reale që realizojnë nga puna e tyre avokatët. Njëkohësisht ky propozim është diskriminues dhe pengues për avokatët e rinj që futen në profesionin e avokatisë, për shkak të të ardhurve të pakta që këta mund të realizojnë nga puna e tyre. Në këtë mënyrë projektligji favorizon konkurrencën e pabarabartë te këtyre profesionistëve të futur rishtazi në treg me avokatet apo zyrat e avokatisë të konsoliduara në këtë treg.

Kjo do të sjellë për pasojë që shumë avokatë të rinj të detyrohen të mbyllin veprimtarinë e tyre për shkak të mos përballimit të këtij detyrimi për ta. Në këto kushte Këshilli Drejtues i Dhomës Kombëtare të Avokatisë i kërkon propozuesve të këtij projekti që të ndryshojnë parashikimin e bërë në ligjin e propozuar përsa i përket profesionit të avokatit. Dhoma Kombëtare e Avokatisë do të përdorë të gjitha rrugët dhe mjetet ligjore per të kërkuar nga hartuesit e këtij projekti ndryshimin e tij duke marrë në konsideratë propozimet që do të bëjë Dhoma Kombëtare e Avokatisë.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: