Real Madrid nuk do të humbasë Karim Benzema, ndërsa vetë sulmuesi francez nuk ka ndërmend të largohet nga Spanja. Palët janë në sinkron dhe kjo sipas të përditëshmesiberike “AS”, gjithmonë shumë e informuar për për punët e klubit “los blancos”, e bën rinovimin e kontratës thjesht një formalitet.

075444099 0fa24fa4 E8be 4010 A409 A59fb7942128
075444099 0fa24fa4 E8be 4010 A409 A59fb7942128

Marrëveshja aktuale e mban lidhur Benzema me skuadrën “merenguez” deri në verën e vitit 2021, ndërsa po punohet që kontrata të zgjatet edhe për dy vite të tjerë, çka do të thotë se sulmuesi do të mbyllë karrierën e tij në Madrid. Drejtuesit e Realit janë suprizuar nga paraqitjet e futbollistit 32-vjeçar. Edhe në momentet e vështira të skuadrës, ai ka qenë një siguri me golat e tij.

Benzema.j Kmue 1248x698@abc
Benzema.j Kmue 1248×698@abc

Po ashtu, pavarësisht viteve që ka mbi shpatulla, Benzema nuk ka vuajtur dëmtime serioze, duke qënë gjithmonë në dispozicion të ekipit. Për këtë arsye, klubi ka vendosur të besojë ende te Bemzema, duke i ofuar rinovimin duke mbajtur të paprekura përfitimet e futbollistit. Me këtë lëvizje të Real Madrid shuhen edhe zërat e fundit në merkato, që flisnin për një transferim të munshëm të sulmuesit te Paris SG.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: