Real Madrid ka shtyrë sot Interin drejt eleminimit nga grupi B. Zikaltërve të Conte-s sot u duhej një fitore ndaj madrilenëve, por situata u komplikua që në pjesën e parë, fillimisht me penalltinë që në minutën e 7-të të realizuar nga Hazard dhe më pas me kartonin e kuq të panevojshëm të Vidal.

Në pjesën e dytë Hakimi realizoi një gol që solli qetësinë për spanjollët duke çuar Realin në vendin  dytë. Në 4 ndeshje Inter ka vetëm 2 pikë, teksa duhet të shpresojnë në një mrekulli që të fitojnë dy ndeshjet dhe 3 skuadrat e tjera të prodhojnë rezultate që të favorizojnë zikaltërit.

Ndërkohë në grupet e tjera Bayerni i Mynihut dominon totalisht grupin A. Bavarezët kanë fituar 3-1 ndaj Salzburg teksa kanë kualifikuar matematikisht kualifikimin nga grupet. Po ashtu gjermanët vendin e dytë e kanë 5 pikë larg, Atletico Madridin që hodhi një tjetër hap fals sot me barazimin ndaj Lokomotivës së Moskës.

Në grupin C Porto fitoi në transfertë e Marsejës minimalisht 0-1 dhe vetëm 1 pikë e ndan nga kualifikimi më tej.

Në grupin D Atalanta ka kthyer situatën përmbys. Italianët kanë mposhtur Liverpolin 0-2 në Anfield duke ja vështirësuar pozitat anglezëve. Nga ana tjetër Ajax ka fituar sërish ndaj Midtjylland, kësaj radhe 3-1. Në këtë grup vijon të kryesojë Liverpool me 9 pikë, por mbrapa ka Atalantan dhe Ajax me nga 2 pikë më pak.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb