Real Madridi po vlerëson seriozisht mundësinë që të largohet nga mitiku “Santiago Bernabeu” dhe t’i luajë ndeshjet si pritës të kampionatit në “Ciudad Deportiva de Valdebebas”, qendra stërvitore e skuadrës kryeqytetase, që ka në të dhe stadiumin “Afredo di Stefano”, një impiant i vogël me kapacitet prej 6 mijë vendesh, ku luan ndeshjet e tij Real Madrid Kastija, ekipi B i “mbretërorëve”.

E gjithë kjo bëhet me synimin e vetëm për të përshpejtuar punimet në stadiumin historik duke qenë se sfidat e mbetura do të luhen pa tifozë. “Santiago Bernabeu” është në fazë rikonstruksioni, ndaj drejtuesit madrilenë kanë menduar për këtë zgjidhje.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb