Megjithëse mbeten edhe dy ndeshje deri në fund të sezonit, Reali Madridit po mendon që tani për festën e titullit kampion. Me katër pikë më shumë se ndjekësit më të afërt dhe rivalët e përjetshëm të Barcelonës, pak besojnë se “los blancos” mund t’iu ikë triumfi nga duart. Madje, të sigurta për suksesin e skuadrës madrilène janë autoritetet në vend.

061220914 41fe7b7d 76f0 49d0 93bd 722679f793f7
061220914 41fe7b7d 76f0 49d0 93bd 722679f793f7

Ato kanë ngritur nivelin e alarmit, në pritje të një feste të mundëshme të popullit “merengues”. Sipas të përditëshmes “Marca”, Federata, Liga, autoritetet sanitare dhe ato të sigurisë janë bashkuar në vendimin për të mos lejuar asnjë lloj grumbullimi të tifozëve për të festuar titullin kampion të Real Madrid, që mund të vijë që nesër në derbin kundër Villareal. Në këtë mënyrë, madrilenët duhet festojnë, por vetëm në shtëpitë e tyre trofeun e titullit kampion në La Liga.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: