Real Madridi dhe Manchester United janë gati të bëjë çmendurinë për të nënshkruar me brazilianin e PSG-së, Neymar.

Fillimisht ishte e përditshmja Marca, që shkruan se Florentino Perez e do me çdo cmim Neymarin.
Për ta marrë atë nga PSG, që pagoi 222 milionë euro, ‘Los Blancos’ janë gati të paguajnë 400 milionë euro.

Në anën tjetër Manchester United duket që e kanë edhe më seriozisht. Sipas ‘Le10Sport’, United po përgatit plot 500 milionë euro për sulmuesin, shkruan tg.

Mourinho po kërkon një yll për sulmin e skuadrës së tij. Kandidati kryesor deri tani ka qenë Antoine Griezmann, por orët e fundit duket se vështrimi i “Djajve të Kuq” është hedhur nga braziliani. Neymar ka shënuar 20 gola dhe ka dhënë 14 pasime për gol në 22 ndeshjet që ka luajtur deri tani me PSG.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb