Real Madrid ka nisur punën për të projektuar sezonin e ri, ku si sërish në krye të ekipit do të jetë Carlo Ancelotti, pavarësisht se e ardhmja e tij u vendos shpesh në dyshim gjatë këtij sezoni, mbi të gjitha për faktin që italiani u josh prej një kohë të gjatë nga përfaqësuesja e Brazilit. Ancelotti ka shprehur dëshirat në lidhje me merkaton ku dhurata e parë e presidentit Perez do të jetë Jude Bellingham.

Bellingham
Bellingham

Nuk ka më asnjë dyshim mbi këtë pjesë, talenti britanik ka zgjedhur Real Madrid. Palët, Real Madrid dhe B.Dortmund, kanë gjetur akordin total ndërmjet tyre me verdhezinjtë që do të përfitojnë 100 milionë euro nga kartoni i Bellingham. Njoftimi zyrtar pritet të vijë javën e ardhshme.

As
As

Sipas AS: Ancelotti ka shprehur dëshirën e tij edhe në lidhje me fazën sulmuese, ndryshe nga se pritej, italiani i ka sugjeruar presidentit Perez emrin e Harry Kane. Sulmuesit i përfundon kontrata në 2024, kjo është vera e duhur për tu paraqitur me një ofertë konkrete, për të shmangur konkurrencën e madhe.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb