Kryeministri Edi Rama ka postuar në Facebook një kronikë speciale të realizuar nga stafi i News 24 brenda spitalit Covid 1, përmes së cilës nuk ka nguruar të thumbojë opozitën, e veçanërisht kryedemokratin Basha, i cili ka postuar shpesh kohët e fundit në lidhje me situatën.

Duke u nisur nga rrëfimet e vetë pacientëve për kryeredaktoren e News 24, Anila Jolen, por edhe të personelit, Rama thotë se duhet t’ju vijë turp kujtdo që përhap panik e nxin situatën në spitale.

STATUSI I PLOTE I RAMES

REALITET APO PROPAGANDË?
*faleminderit gazetares dhe televizionit News 24 për këtë material dokumentar nga realiteti i spitalit Covid 1?
**dhe turp e përsëri turp, kush përhap panik tek njerëzit me shpifje për “kolapsin” në spitale, pacientët që “dergjen nëpër dysheme”, oksigjenin që “mungon” e me të tëra helmet e gojës së shthurrur, prej mendjes së humbur…

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: