Guindo ishte një nga më të mirët në fushë për Laçin sot, në atë fitore 3-2 ndaj Partizanit. Sulmuesi i njohur realizoi dopietë, duke ndihmuar skuadrën për të marrë 3 pikët.

“Kundër Partizanit është shumë e vështirë, patëm edhe pak fat dhe ishim më të zotët për të shënuar golat. Personalisht jam shumë i lumtur të ndihmoj skuadrën të fitojë, kjo është puna ime. I jap meritat edhe shokëve të skuadrës, pa ata nuk do të isha këtu. Është trofe personal dhe do të më pëlqente sigurisht. Ky çmim të motivon të bësh më mirë” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: