Ky është studimi i fundit për efektet drastike që po sjell ngrohja globale. Sipas një studimi, thuhet se reduktimi i konsmumit të mishit në të gjithë botën është thelbësor për të shmangur efeketet e mëtejshme shkatërruese të ndryshimeve klimaterike. Sipas raportit shkencor mendohet se industria globale e blegtorisë ka një rol të madh në emetimet e gazit në atmosferë, më shumë se të gjitha makinat, avionët, trenat apo anijet. Por një studim në mbarë botën nga Ipsos MORI, zbuloi se shumica e njerëzve besojnë se mjetet e transportit janë kontribuesit më të mëdhenj në ngrohjen globale. “Parandalimi i ngrohjes katastrofike globale është i varur nga përpunimi i mishit dhe i qumështit për konsum të përditshëm, por bota është duke bërë shumë pak për këtë”, tha Rob Bailey, autori kryesor i raportit. “Është duke u bërë shumë për shpyllëzimet në masë dhe transportin, por ka një boshllëk të madh në sektorin e blegtorisë. Ka një ngurim të thellë për të folur për këtë, pasi qeveritë dhe shoqëria civile kanë vendsour të mos
ndërhyjnë në jetën e njerëzve dhe tu tregojnë atyre se çfarë të hanë”, vijoi më tej ai. Shkencëtarë të tjerë kanë propozuar që të vendoset një taksë e lartë për mishin, që të frenohet konsumi i tij.
Madje kjo masë do të bënte mirë edhe për reduktimin e kancerit dhe sëmundjeve të zemrës.
Një popullësi globalisht vegjetariane duket se do i sillte shumë të mira botës, por edhe shëndetit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb