Ka përfunduar votimi për referendumin e shkarkimit të kreut të PD, Lulzim Basha në disa qytete të vendit.

Në Gramsh, nga 706 anëtarët të saj, kanë marrë pjesë 382 anëtarë. Ndërsa në Kuçovë, kanë marrë pjesë në referendum 423 votues nga 984 anëtarë në total. Nga 423 votat që ndodheshin në kuti, 416 kanë votuar pro shkarkimit të Bashës, 2 kanë dalë kundër dhe 5 vota janë shpallur të pavlefshme.

Në Vlorë, kanë votuar në total 813 anëtarë, nga 1365 në total. Nga këto vota, 103 janë pro shkarkimit të Bashës, 8 kundër dhe 2 të pavlefshme.

Ndërsa në Peqin, kanë votuar në total 675 anëtarë në total, kanë votuar 324, nga të cilat 2 kanë votuar kundër dhe 1 është shpallur e pavlefshme. Në Delvinë përfundon procesi 455 votues. Nga te cilat 168 pro shkarkimit të Bashës 1 kundre dhe 1 e pavlefshme.

Gjithashtu, numërimi ka përfunduar edhe në Korçë, Devoll e Maliq, por ende nuk ka të dhëna për rezultatet.

Në Qarkun e Gjirokastrës ka përfunduar votimi dhe numërimi, ndërsa rezultati është si më poshtë:

Dega Gjirokaster
Votues 1014, Pro 1000 kunder 11, pa vlefshme 3.

Dega Memaluaj
Votues 206, pro 202, pa vlefeshme 4.

Dega Tepelene.
Votues 155, pro 154, pa vlefeshme 1

Dega Permet
Vorues 255, pro 251, te pa vlefeshme 4.

Dega Kelcyre
Votues 204, pro 201, Kunder 1, abstenim 1, pa vlefshme 1.

Total
Votues 1834, pro 1808, kunder 12, absenim 1, pa vkefeshme 13

Procesi i numërimit ka përfunduar edhe në Durrës, ku në total janë 2.058 anëtarë.

Nga numri i total i anëtarëve, kanë votuar pro shkarkimit 2.031 anëtarë, ndërsa 17 janë kundër shkarkimit të kryedemokratit Basha, ndërsa 10 vota të tjera janë shpallur të pavlefshme. Ky proces, ka përfunduar edhe në Sarandë, ku nga 850 anëtarë në total, kanë marrë pjesë në votime 480, nga të cilët 476 kanë votuar pro shkarkimit të Lulzim Bashës, 1 votë është shpallur kundër e 2 të tjera të pavlefshme.

Në Qarkun Shkodër, ku në total janë 4.014 anëtarë të PD, kanë votuar pro shkarkimit 3.887. Nga këto vota 17 janë kundër e 10 janë shpallur të pavlefshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb