Gazetari Alfred Lela në studion e programit “A Show” në News 24 bëri një rezyme të zhvillimeve politike në vend. Sot kur shënohet 3 vjet nga miratimi i reformës në drejtësi, Lela tha se ishte një përvjetor bosh, i një gjëje të mbjellë por që nuk i ka dhënë ende frytet e saj.

“Ishte një 3 vjetor bosh, i një gjëje të mbjellë por që nuk ka dhënë fryte. Nga reforma në drejtësi nuk kemi parë asnjë rezultat, asnjë të arrestuar nga drejtësia. Edhe shpata e Demokleut të SPAK që pritet të takohet me kundravajtësit vjen në një kohë kur ata bërtasin për ata të djeshmit, që janë të këqij dhe duhen futur në burg”,- tha ai.

I pyetur nëse kryeministri i vendit Edi Rama duhet ta mbarojë mandatin e nisur, Lela tha se atë nuk mund ta ndalin tubimet politike.

“Sa herë sentimente, tubime jashtë politike janë ngritur ato e kanë rrezikuar seriozisht Ramën. Studentët, Astriri, Teatri…Nuk ka ndodhur e njëjta gjë me involvimin e politikës. Kjo na tregon se përplasjet e politikës shqiptare i kanë mërzitur shqiptarët, i kanë bërë të ikin nga ky vend. Ajo që ndodhi me zgjedhjet është një shenjë e këtij refuzimi”,- tha gazetari ndër të tjera.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: