Drejtoresha ekzekutive e Shoqatës për Autonomi Vendore, Adelina Farrici, e ftuar në studion e emisionit “Sintezë” në News24 ka folur rreth reformës territoriale të implementuar vite më parë dhe rezultatet e saj.

Ajo u shpreh se reforma ishte e domosdoshme për kohën dhe se ajo ka pasur impakt në thuajse në të gjitha fushat e përgjegjësisë së pushtetit lokal.

Megjithatë ajo theksoi se reforma ka shumë vend për të përmirësuar aftësinë e bashkive në aftësinë e ofrimit të shërbimit më të mirë për qytetarët.

Sipas saj sfida më e madhe për bashkitë është autonomia financiare e tyre, pa të cilën është e vështirë të flitet për autonomi të funksioneve.

“10 vite janë të mjaftueshme për të parë maturimin që duhet të vijë nga një reformë e thellë siç ishte ajo territoriale që ndodhi. Mendoj se reforma ishte e domosdoshme dhe impaktet e saj i ka dhënë në të gjithë fushat e përgjegjësisë së pushtetit lokal.

Paralelisht gjatë implementimit të kësaj reforme ka shumë vend për të përmirësuar aftësinë e bashkive në aftësinë e ofrimit të shërbimit më të mirë për qytetarët. Reforma në tërësi është pozitive, por ka nevojë për rishikime në shumë drejtime. Qoftë korrigjime të ndarjes territoriale, ka nevojë për rishikime të ligjeve, qoftë sektoriale apo ët qeverisjes vendore kohë pas kohe ka nevojë për rishikime.

Sfida më e madhe është autonomia financiare e bashkive. Nëse nuk ka autonomi financiare është e vështirë të flasësh për autonomi të funksioneve”, u shpreh ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb