Deputetë të PD dhe ekspertë të ftuar nga PD, po zhvillojnë një takim me qytetarët dhe grupe interesi në Elbasan me temë kryesore, reformën territoriale.

Për PD dhe përfaqësuesit e saj në Komisionin Parlamentar të Reformës Territoriale, një pushtet vendor, që në vend që t’u shërbente nga afër njerëzve, e të kontrollohej prej tyre, tashmë është thjesht një zgjatim korruptiv i pushtetit qendror e që shërben veçse për punësime elektorale e për tendera klienteliste.

Sipas deputetëve demokratë pushteti vendor është i qytetarëve e duhet të ndodhet e të ndjehet afër tyre, duhet të jetë pushteti ku vendosin ata dhe kontrollojne ata.

“Detyrimi ynë është të përçojmë në komisionin e reformës së pushtetit vendor, zërin e tyre. Një reformë që e kthen shërbimin tek njerëzit dhe jo një reformë që i shërben vetëm pushtetit. Një reformë që bën decentralizim real të pushtetit nga qendra në bazë, që mbron traditën, historinë, garanton autonominë ekonomike, vetëqeverisjen dhe mbi të gjitha i jep kontroll real qytetarit mbi të zgjedhurin”

Në këtë takim morën pjesë Enkelejd Alibeaj, kryetar i grupit parlamentar, Dhurata Çupi, bashkëkryetare e komisionit parlamentar për reformën territoriale, deputetët Zheni Gjergji, Andia Ulliri, Lefter Gështenja si dhe ekspertë të fushës.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb