TIRANE

Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me tryezën e OSBE për reformën zgjedhore.

“Ne mirëpresim angazhimin e liderëve të # Shqipërisë të partive opozitare në kontekstin e tryezës së rrumbullakët për reformën zgjedhore, të lehtësuar nga @OSCE.

“Ka nevojë për dialog të plotë ndër-partiak për të adresuar me shpejtësi rekomandimet e ODIHR dhe për të kapërcyer situatën aktuale politike.” shkruan Soreca në twitter.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb