TIRANË

Në konferencën për mediat, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla iu përgjigj interesit të medias, lidhur me ndryshimet kushtetuese sa i përket reformës zgjedhore, kërkesë kjo e opozitës.

Balla u shpreh se po vijojnë negociatat me PD, për të gjetur formulimet e sakta sa i përket objektit të mandatit të komisionit të posacëm të reformës zgjedhore.

“Për këtë cështje po, kemi një qasje dhe një diskutim me grupin parlamentar të PD, me PD zyrtare për të gjetur formulimet e sakta sa i përket objektit të mandatit të komisionit të posacëm të reformës zgjedhore. Formulimi i objektit të punës, përcakton qartë vijueshmërine dhe nuk du atë ketë ngecje përgjatë këtij komisionit.

Qëndrimi ynëka qenë i qartë,  duam të ruajmë të njëjtin përcaktim. Hartimi dhe më pas futja në ligjin zgjedhor të gjitha rekomandimeve nga OSBE. Është një detyrim që Shqipëria ka edhe në kuadër të integrimit. Edhe opozita duhet të kuptojë sa më shpejt të nisë puna aq më mirë është për të gjitha palët sepse koha në dispozicion vjen duke u shkurtuar” u shpreh Balla.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb