Bashkëkryetari socialist i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Bledi Çuçi, në një deklaratë për mediat foli për mundësitë e ndryshimit të sistemit zgjedhor.

Ai tha se ky ndryshim nuk është kompetencë e vetë komisionit, por mund të arrihet vetëm nëse partitë do artikulohen qartë për një gjë të tillë.

“Ne do t’i bindemi një ndryshimi të tillë vetëm nëse kemi një dakordësim mes partive politike. Por kjo nuk është një kompetencë e komisionit,” tha Çuçi.

Ndërsa për kërkesat e opozitës për krijimin e një qeverie antimafia, Çuçi tha se opozita e ka qeverinë antimafia. Nuk ka qeveri më antimafie se kjo që po lufton për jetësimin e reformës në drejtësi.

Për sa i përket teknologjisë në votim, Bledi Çuçi tha se një gjë e tillë nuk do bëhej pasi ka pasiguri kiberneti

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: