Oerd Bylykbashi ka zbuluar propozimet e PD llidhur me krimin zgjedhor ku ka kërkuar hetimin e krimit dhe korrupsionit zgjedhor nga SPAK dhe goditja e tij nga institucionet më të larta të drejtësisë.

Ndër të tjera i deleguari i PD për tryzën për Reformën Zgjedhore thotë se janë tre paketa ku përfshihen rritja e rolit të Policisë së Shtetit dhe asaj Gjyqësore, mbrojtja e denoncuesit të krimeve zgjedhore .

 

”Ky ishte takimi i dytë që patëm si katër përfaqësuesit e tryzës. Ishin dhe ekspertët e ODIHR. Opozita sot bëri propozimet lidhur me instrumentat që do të ndajnë politikën nga krimi. Janë tre paketa. Është roli i Policisë së Shtetit. Futja e një numri instrumentesh me mbajtjen e subjekteve që denoncojnë krimet zgjedhore, propozime lidhur me rolin e prokurorisë në goditjen e krimit zgjedhor dhe futja e këtij të fundit në kompetencat e SPAK, se në të shkuarën është lënë jashtë. Krimi i korrupsionit zgjedhor duhet të goditet nga strukturat më të larta të drejtësisë. Bashkë me ekspertizën e ODIR besojmë që do ecim me shumë shpejtësi. Paketa që do e keni në dispozicion ka të bëjë me garantimin e rregullave për të gjithë subjektet zgjedhore.

Paketën do e keni në dispozicion dhe trajton të gjitha ato çështje që garantojnë rregullat për fushë të barabartë për zgjedhjet. Qeveria tranzitore është çështje publike e përmendur nga kryetari i opozitës dhe tryezat e tjera opozitare.”- tha Bylykbashi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb