TIRANE- Komisioni i posaçëm parlamentar për reformën zgjedhore është mbledhur të premten për të vendosur për pikat ku do të ndërhyhet në kodin elektoral, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 18 qershorit.

Në nisje të mbledhjes së komisionit, bashkëkryetari socialist Tualant Balla tha se ekspertët kanë përgatitur një material me 36 tematika propozimesh. Ai renditi të gjitha propozimet që lidhen me:financimin e partive dhe te fushatave; transparencën e partive dhe fushatave; transparencën e financimit, te kandidimit, kontrollin ligjor mbi financimet, administraten zgjedhore, caktimin e vëzhguesve; trajnimin e komisionerëve, kostot e financimit, mediat, propaganda zgjedhore, materialet zgjedhore, ulja e pragut elektoral për partitë e koalicionit, sistemi i votimit dhe i numërimit; listat zgjedhore; votimi i emigrantëve, kodi penal, krimet elektorale, etj.

Të 36 propozimet per reformen zgjedhore vijnë nga partitë politike, por dhe nga shoqëria civile, tha Balla. Propozimet janë siguruar për ‘BalkanWeb’ nga gazetarja Elda Menga.

dokument-menga
dokument-menga.-1jpg
dokument-menga.-2jpg
dokument-menga.-3jpg
dokument-menga.-5jpg
dokument-menga.-6-pg
dokument-menga.-7jpg

Në fjalën e tij, bashkëkryetari demokrat i komisionit, Oerd Bylykbashi tha se komisioni duhet të përqendrohet tek çështjet kryesore që kanë të bëjnë drejtpërdrejt me garantimin e një procesi zgjedhor të ndershëm. “Këto çështje janë:numërimi elektronik, identifikimi biometrik në mënyrë integrale që të shmanget marrja e kartave të zgjedhësve, që nuk është blerje vote apo anulim i të drejtës së votës; korruptimi i komisionerëve; financimi publik që kemi ngritur është i domosdoshëm. Zgjedhjet nuk mund të jenë peng i parasë kriminale që më pas subjektet blejnë shtetin dhe kthehemi në oligarki”, tha Bylykbashi.

Duhet të reduktojmë shpenzimet në mënyrë që buxheti i shtetit të financojë partitë në mënyrë të shëndetshme. Shitblerja e votës duhet të kthehet në vepër penale e rëndë. Strukturat e reja për të goditur korrupsionin duhen ta kenë prioritet këtë çështje. Të gjitha çështjet që propozon opozita janë të bazuar në rekomandimet e OSBE/ODIHR-t. Për ndryshe, zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri nuk ka”, theksoi ai.

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu paraqiti propozimet e partisë së tij dhe katër partive të tjera të vogla, ku vecoi votimin dhe numërimin elektronik, procesin e dekriminalizimit si një proces jashtëzakonisht të rëndësishëm, uljen e kostos së fushatës së zgjedhjeve dhe mënyrën e përdorimit të financave të buxhetit të shtetit, shmangien e parave të krimit dhe të korrupsionit, si dhe garantimi i aksesit në media i aktiviteteve të partive politike.

Palët të përplasen mes tyre lidhur me propozimet e bëra gjatë këtyre ditëve për përdorimin e teknologjisë në zgjedhjet e 18 qershorit, për lista të hapura, transparencën e financimit të partive politike, të drejta të barabarta televizive, etj.

Partitë e vogla janë dakord mbi mundësinë e administrimit teknologjik të numërimit të votave për zgjedhjet e ardhshme, pir ndahen për sa i përket teknologjisë, ku ato të rreshtuara pranë opozitës si Partia Republikane kërkojnë votim dhe numërim elektronik të votave në 18 qershor, ndërsa Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet, por dhe partia “LIBRA” propozon që elektronika të përdoret vetëm në numërim e votave.

Ndërsa opozita nga ana e saj ka paralajmëruar bojkot të Kuvendit nëse nuk pranohet votimi dhe numërimi elektronik në zgjedhjet e këtij viti.

(e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb