Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar përmes një postimi në rrjete sociale, se do të vijohet me legalizimin e të gjitha dokumenteve që përmbajnë vulën ose nënshkrimin elektronik.

Ata bëjnë të ditur se janë rreth 1200 shërbime që i ofrohen online qytetarëve duke e bërë Shqipërinë të vetmin vend në rajon që plotëson listën për shërbimet elektronike dhe statistikat sa i përket qeverisjes digjitale.

Më tej, sqarohet se si bëhet legalizimi dhe apostilimi i dokumenteve. Sipas ilustrimit të MEPJ, të gjitha dokumentet e lëshuara nga administrate shqiptare të destinuara për t’u përdorur jashtë shtetit duhet të jenë të legalizuara. Pra, sipas Konventës së Hagës, dokumentet shqiptare mund të përdoren në vendet anëtarë të të njëjtës Konventë dhe anasjelltas dhe nuk është nevoja të legalizohen nga përfaqësitë diplomatike e konsullore.

Njoftimi:

Në kuadër të zbatimit të reformës së qeverisjes digjitale…
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se do të vijojë me apostilimin/legalizimin e të gjitha dokumenteve që do të përmbajnë vulën elektronike ose nënshkrimin elektronik.
Gjithsej janë 1200 shërbime online që i ofrohen qytetarëve, duke e bërë Shqipërinë të vetmin vend në rajon që plotëson listën për shërbimet elektronike dhe statistikat sa i përket qeverisjes digjitale.
Për më të detajuar klikoni në linkun e mëposhtëm

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb