Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka i është përgjigjur deklaratave të Ministrisë së Jashtme të Greqisë, lidhur me arrestimin e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, në Himarë, Fredi Beleri.

Xhaçka bën thirrje që Athina të përmbahet nga deklaratat që nuk respektojnë institucionet e pavarura të vendit tonë.

REAGIMI:

E vështirë të kuptohet se si miqtë tanë grekë kundërshtojnë një vendim gjykate në vendin tonë, kur provat e forta që ata kërkonin janë shumë të qarta. Fredi Beleri është kapur duke u përfshirë në aktivitet kriminal kundër zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Nuk e kuptojmë se si të paturit shtetësi greke, mund ta përjashtojë atë nga ligji si shtetas i Shqipërisë. U bëjmë thirrje miqve tanë grekë të jenë të përmbajtur në deklaratat që nuk respektojnë institucionet e pavarura të vendit tonë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: