BERLIN – “A ka të huaj në kopshtin e fëmijëve? Jo, atje ka fëmijë”. Përgjigjja spontane e një fëmije 4-vjeçar gjerman është bërë hit në rrjetet sociale. Gjatë xhirimeve të një emisioni, ku do të flitej për çështjen e refugjatëve, vogëlushi Niclas është pyetur nga reperi “Fard” nëse ka të huaj në kopshtin e tij. Përgjigjja e vogëlushit i ka lënë të gjithë pa fjalë dhe është konsideruar si mesazhi më i mirë kundër racizmit.
Hiphop.de e ka publikuar videon në Youtube me këtë titull: “Ekzistojnë 1000 përgjigje lidhur me çështjen e refugjatëve. Por të vetmen përgjigje të vërtetë na e jep një 4 -vjeçar. Hiphop nuk njeh absolutisht asnjë kufi! Mendoni për këtë. Njeriu është njeri”.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb