Boris Johnson mund të marrë një rol të lartë në diplomacinë ndërkombëtare pasi refuzoi mundësinë për t’u bërë kryeministër i Britanisë për herë të dytë.

Ish-kryeministri refuzoi përpjekjen për një rikthim mbrëmë, gjë që e lë ish-kancelarin e tij Rishi Sunak në pozitën kryesore për të marrë pushtetin ditën e sotme.

Sunak ka lënë të kuptohet se Johnson mund të ndërtojë diçka mbi rolin që ai ndërmori më herët me ndihmën që dha për Ukrainën në konfiktin me Rusinë, duke thënë për The Westminster Hour në BBC Radio 4: “Edhe pse ai ka vendosur të mos kandidojë më për kryeministër, unë shpresoj se ai do të vazhdojë të kontribuojë në jetën publike brenda dhe jashtë vendit. ‘

Një rol që mund të tërheqë vëmendjen e zotit Johnson është ai i sekretarit të përgjithshëm të NATO-s. Një udhëheqës i ri i aleancës ushtarake pritet të zgjidhet në shtator 2023, pasi mandati i presidentit aktual Jens Stoltenberg u zgjat me një vit për shkak të luftë së nxtur nga Vladimir Putin në shkurt të këtij viti.

Megjithatë, mbetet për t’u parë se sa nga vendet e tjera anëtare do të jenë të përgatitur për të mbështetur kandidaturën e tij për të marrë rolin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb