Lydia Rodriguez, nënë e katër fëmijëve nga Teksasi i SHBA-ve ka lënë një amanet për fëmijët para se të largohej nga kjo jetë.

42-vjeçarja vdiq nga COVID-19 rreth 2 javë pasi dhe i shoqi i ndërroi jetë nga sëmundja. Të dy ata nuk ishin vaksinuar dhe ishin skeptikë për vaksinat anti-COVID.

“Para se të intubohej, një nga gjërat e fundit që ajo i tha motrës së saj ishte “Sigurohu që fëmijët e mi të jenë të vaksinuar”, tha kushërira e viktimës.

Bashkëshortët e vdekur ishin midis dhjetëra miliona amerikanëve që nuk kanë marrë ende një dozë të vetme të vaksinës së koronavirusit, ndërsa varianti delta po përhapet me shpejtësi në vend.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb