Forcat e regjimit të Bashar al-Assadit, duke djegur mijëra hektarë fusha me grurë me metodën e sulmit të emëruar si “bomba urie”, synojnë të parandalojnë fermerët të marrin të korra dhe të vdesin nga uria dhjetëra mijëra civilë në Idlib, Halep dhe Hama.

Kryetari i këshillit lokal të qytezës Kaston të Hamas, Midyen Al Hussain, tha se regjimi shkaktoi dëme të mëdha duke djegur fushat e grurit, të cilat janë burimi i vetëm i jetesës për njerëzit e rajonit, me armë tokë-tokë.

“Regjimi i Assadit, duke shkelur armëpushimin, dogji 2.500 dekarë fusha gruri në sulmet e tyre”, tha Al Hussain.

Al-Hussain theksoi se fermerët, fushat e të cilave u dogjën, filluan të kërkojnë punë në tokat bujqësore për të vazhduar jetën e tyre.

“Ose, fermerët filluan të presin pako ushqimore në çadra të improvizuara”, shtoi ai.

Fermeri Haled Abu Ahmed, i cili u kthye në fshatin e tij pas marrëveshjes së armëpushimit midis Turqisë dhe Rusisë në Idlib në mars 2020, deklaroi se regjimi i Assadit shpesh shkel armëpushimin dhe djeg të korrat e tij në fshatin Dukmak që gjendet në zonën rurale perëndimore të Hama-s.

Duke thënë se regjimi i Assadit vazhdon të sulmojë herë pas here tokat bujqësore, Abu Ahmed tha se “Regjimi dogji rreth 400 hektarë fusha gruri në fshatin Dukmak. Fermerët shuan zjarret në fusha me traktorët e tyre”.

Ai theksoi se fusha e tij u dogj gjithashtu në sulmet e regjimit, duke shtuar se fermerët korrin të korrat e tyre para sezonit nga frika se regjimi do të shënjestrojë fushat.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb