Prezantohen rekomandimet e qeverisë kundër krimit kibernetik në Prokurorinë e Përgjithshme. Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka bërë të ditur se rekomandimet për vitin 2026 janë të strukturuara në 8 fusha kryesore, duke vënë theksin te forcimi i hetimeve proaktive, lufta ndaj krimit financiar dhe adresimi i formave të reja të kriminalitetit.
Gjatë deklaratës së tij, Gogu u ndal edhe te të dhënat e vitit 2025 për Prokurorinë e Posaçme (SPAK), ku sipas tij 37% e procedimeve janë nisur me iniciativë të vetë institucionit, duke shënuar një rritje prej 19.8% të hetimeve të nisura kryesisht.
Ai theksoi gjithashtu se çështjet e mbartura janë reduktuar me 78%, duke e cilësuar këtë si një tregues pozitiv në drejtim të uljes së backlog-ut, ndërsa shtoi se Bashkimi Europian e konsideron këtë një prioritet në procesin e reformës në drejtësi. Sipas tij, vlera e sekuestrimeve të realizuara arrin në rreth 33 milionë euro.
Duke folur për rekomandimet e vitit 2026, ministri tha se ato adresojnë hapësirat për përmirësim, me theks të veçantë te rritja e efikasitetit të hetimeve financiare.
Ai i ndau prioritetet e reja në tre shtylla kryesore. Së pari, lufta ndaj evazionit fiskal, i cili sipas tij nuk duhet parë vetëm si çështje tatimore, por si element thelbësor i rendit ekonomik dhe konkurrencës së ndershme. Kjo, tha ai, kërkon intensifikimin e hetimeve proaktive nga prokuroritë.
“Rekomandimet janë të strukturuara në 8 fusha. Shifrat e 2025, nga SPAK shifra e parë që tërheq vëmendje, 37% e procedimeve janë nga vetë SPAK. Rritje me 19.8%, prokuroria që nis hetimet me iniciativën e vet. Çështjet e mbartura janë reduktuar 78%, BE reduktimin e backgolut e ka përparësi. Vlera e sekuestrimeve 33 mln euro. Rekomandimet e 2026 adresohen aty ku ka hapësira për përmirësim. Hetimet financiare kanë nevojë për përmirësim. Risitë e 2026 do i përmendja në tre shtresa, e para evazioni fiskal, nuk është thjesht çështje tatimore, themel i rendit ekonomik dhe konkurrencës së ndershme. Kjo do të kërkonte intensifikimin e hetimeve proaktive nga prokuroritë.”, tha ai.
