Barazimi i arritur mbrëmjen e te mërkurës nga Barcelona ndaj Valencias (1-1) ne ndeshjen e kthimit gjysmëfinale te Kupës se Mbretit, ka bërë që të thyhet rekordi i skuadrës për performancen më të mire pa humbje.

Barcelona tashmë ka shkuar në 29 ndeshje pa humbje, ku 23 janë fitore, ndërsa 6 barazime. Në këto ndeshje Barcelona ka shënuar 87 gola dhe ka pesuar vetëm 15. Ne kete menyre, trajneri Luis Enrique ka thyer rekordin e Pep Guardioles, i cili në sezonin 2010-2011 kishte arritur 28 ndeshje pa humbje, me 23 fitore e 5 barazime.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: