Gjermania ka shënuar 140.160 persona të infektuar në 24 orët e fundit. Ky është konsideruar si një rekord infektimesh.

Sipas ministrit gjerman të Shëndetësisë, Karl Lauterbach, rastet priten të rriten e deri në mesin e muajit shkurt, mund të ketë të paktën 400 mijë raste të reja në ditë.

Sipas tij, kjo shifër do të arrihej me një skenar optimist nëse dozat përforcuese ofrojnë mbrojtje më të madhe, tha Karl Lauterbach, gjatë një diskutimi me drejtuesit e Qeverisë gjermane, bëjnë të ditur burime të agjencisë Reuters.

Sipas këtyre burimeve, numri mund të rritet në më shumë se 600,000 raste të reja ditore, nëse dozat përforcuese do të ishin më pak mbrojtëse.
Ministri Lauterbach tha, gjithashtu, se ai pret që numri i pacientëve në kujdesin intensiv në spitale, të rritet ndjeshëm gjatë javëve të ardhshme.

Në Gjermani kanë vdekur më shumë se 116 mijë njerëz nga koronvirusi. Një javë më parë, ky shtet raportoi 92,223 raste me të infektuar në ditë..

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb