TIRANË-Pas një shkrimi nga rrjeti AFP për luftëtarin Ervis Alinj i cili u largua për në Siri në vitin 2012 me Almir Dacin, kanë reaguar familjarët e tij për News 24. Babai i Ervisit, Hamdi Alinji thotë se deri tani janë thënë shumë versione për djalin e tij.

‘E besojmë që djali ndodhet në Tiranë dhe ai nuk do rrinte kaq shumë kohë pa na takuar, por i kanë bërë injeksion për të na harruar. Ervisi u mashtrua që në fillim nga Almir Daci, vdekjen e të cilit nuk e besojmë, pasi është një sajesë nga familjarët e tij. Të kthyerit nga Siria thonë se Ervisi është gjallë, kërkojmë nga shteti që të na e sjellë djalin në shtëpi kudo që të ndodhet’- shprehet babai i Ervis Alinj.

Ndërkohë vëllai i Ervis Alinj i bën apel që ai të kthehet. ‘Ta shoh Ervisin të gjallë, pastaj le të vdes’-shprehet Taulant Alinj nga fshati Leshnicë i Pogradecit. Në shkrimin e vet, AFP përmend Ervis Alinjin me emrin Yassin, ndërsa thotë se ai punon si kasap në Tiranë, pas kthimit nga Siria.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb