Zbardhen emrat e personave të arrestuar në kuadër operacionit ‘Flakët në det’, si pjesë e grupit të Gëzim Çelës, i njohur ndryshe si ‘baroni i drogës’.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se pas hekurave ranë Alket Deda, Ksenofon Bodo dhe Selami Lushkaj.

Ndërkohë, janë dokumentuar disa raste të trafikimit të drogës drejt Italisë, Turqisë, Kosovës dhe Greqisë. Emrat e tyre sipas burimeve kanë dalë nga bisedat e ish-policit Arlind Ismailuka. Ata akuzohen se kanë bashkëpunuar me Arben Dalipajn, i cili është i shpallur në kërkim.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: