TIRANE

Ministria e Brendshme bën me dije përmes një njoftimi se kanë nisur procedurat për rekrutimin e studentëve për Akademinë e Sigurisë. Sipas Ministrisë, në datën 1 shkurt, Policia e Shtetit do të nisë procedurat për rekrutimin e 100 studentëve që kanë përfunduar universitetin.

Ndër kriteret e përzgjedhjes dhe pranimit të kandidatëve janë:
-.mesatarja e notave mbi 8;
– nivel i mirë i gjuhës angleze, që do të verifikohet me provim;
– kondicion trupor dhe fizik i përshtatshëm.

Pranimi do të bëhet nga degët jurisprudencë, ekonomi, financë, informatikë dhe elektronikë.

Kandidatët duhet të kenë përfunduar studimet në nivelin master.

Kjo hapje e Policisë për të marrë studentë të ekselencës bëhet pas ndryshimeve në ligjin për Policinë e Shtetit. Hapja synon afrimin e kapaciteteve profesionale për strukturat e hetimit të policisë kriminale.

Në njoftimet e ardhshme, do të detajohen procedurat e aplikimit dhe të konkursit.

Policia e Shtetit fton të gjithë studentët që kanë kryer ciklin e studimeve që përmbushin kriteret, të marrin pjesë në garën për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb