TIRANE – Kombëtarja shqiptare e futbollit ka humbur 5 pozicione në renditjen e re të publikuar nga FIFA dhe tani renditet e 63-ta në botë. Edhe pse kuqezinjtë nuk luajtën asnjë ndeshje gjatë muajit të fundit, përsëri ata i kanë humbur 5 vende dhe tashmë e shohin veten më poshtë.
Përsa i përket kundërshtarëve tanë në “Grupin I”, ku bën pjesë edhe Shqipëria, Portugalia vijon të mbetet e 7-ta, ndërkohë që Serbia humbet një pozicion dhe zbret në vendin e 39-të. Danimarka fiton 2 vende dhe shkon e 28-ta. Pozicion rikuperon edhe Armenia, e cila kalon nga e 79-ta në vendin e 74.
Ndërkohë që nuk ka shumë ndryshime te 10-të skuadrat e para. Gjermania vazhdon të jetë e para, e ndjekur nga Argjentina. Kolumbia është e treta para Belgjikës, Holandës, Brazilit dhe Portugalisë. Franca ka rënë për një pozitë dhe tani është e teta kurse Uruguai është ngjitur i nënti. Vendi i dhjetë mbahet nga iberikët e Spanjës.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb