RENEA vazhdon negociatat me 71-vjeçarin Lefter Zhudru në Elbasan. Policia ka larguar të gjitha mediat, gazetarët dhe qytetarët kuriozë në një largësi 300 metra nga vendit.

Po kështu mësohet se kanë mbërritur edhe snajperistë si dhe një ambulancë. Në terren ndodhet vetë drejtori i Policisë së Elbasanit Arjan Muça teksa ka mbërritur së fundmi dhe Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale në Shqipëri, Tonin Vocaj.

  • foto galeri

Po kështu janë vendosur dhe dy makina amerikane që me kamera kontrollojne dhe vëzhgojne vendndodhjen e 71-vjeçarit. Të dyja makinat janë përpara pallatit ku ndodhet 71-vjeçari i armatosur.

Elbasan 2
Elbasan 2

Ndërkohë me gjithë negociatat 71-vjeçari i cili ka dhe një armë me vete nuk pranon të dorëzohet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: