Drake mund ta ndryshojë ekipin e preferuar të futbollit çdo jave pasi shpesh herë është fotografuar me bluza të ekipeve të ndryshme, por përsa i përket ‘mbretit’ të kësaj loje ai duket se është i vendosur.

Reperi i mirënjohur kanadez publikoi sot albumin e tij më të fundit “Scorpion” dhe në një nga 24 këngët e tij gjendet një strofë për yllin portugez të Real Madridit, Cristiano Ronaldo-n.

Në strofën e parë të “Blue Tint”, kënga e 12 e projektit, 31-vjeçari e hap duke rrepuar: “Ëay this shit set up I live like Ronaldo, but I never been in Madrid, ëoah”,- që po ta përkthejmë i bie “E bëj jetën si Ronaldo, por nuk kam qenë kurrë në Madrid.”

Sigurisht që kjo ishte “muzikë e vërtetë” në veshët e madrilenëve dhe mbështetësve të Cristiano Ronaldos!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb