TIRANE – Mozzik është një ndër reperët më të pëlqyer të momentit. Me fillim këngëtari e nisi karrierën si pjesë e studios muzikore “One Records” por u largua më vonë.
Por karriera e reperit të njohur nuk ka qenë e thjeshtë. Për herë të parë ai ka folur për to me anë të disa postimeve në Instastory. Mozzik ka treguar vështirësitë e mëdha që i janë dashur të kalojë për t’u bërë pjesë e muzikës.
Sakrifica më e madhe që ka bërë ai është lënia e shkollës kur ishte ende i vogël. “Unë jetoj se bëj muzikë. Kam lindur në lagjet më të errëta por të sinqerta dhe kam madje kam ikur nga nga shkolla përtë shkuar në studio. Ai tregon se i është dashur të heqë dorë nga shkolla kur ishte ende i vogël. Janë shumë sakrifica, nëse filloj nuk ndalem dot. Por ju mos u dëshpëroni nga ëndrrat.
Lutuni për të mira dhe ëndrra sepse ato duhen. Nuk kam studiuar shumë sepse 8 klasë shkollë kam, por ju flas nga eksperienca”- ka shkruar reperi i njohur. Mozzik është i lidhur me bukuroshen Loredana dhe sipas mediave rozë çifti është në pritje të ëmbël.
(er.cu/BalkanWeb)