Ka pasur replika në Kuvend mes kreut të grupit parlamentar të PS, Taluant Ballës dhe deputetit Edmond Spaho. Balla tha se nuk duhet të flasin për çmimin e naftës, ku ndërkohë në kohën e qeverisjes së demokratëve ka qenë më e lartë.

Ai tha se është turp që opozita përdor krizën në Evropë për interesa të saja. Nga ana tjetër, deputeti Spaho tha se qytetarët janë duke vuajtur dhe se furnizuesit e naftës po abuzojnë me çmimet në ngritje.

Balla: Për çështje çmimesh me non gratat është e pamundur të bëjmë debat sepse keni prej ditës së parë që keni hedhur gurin, por s’keni fshehur as dorën.

Lidhur me atë që u tha këtu dhe që s’ka asnjë dyshim që ne duam në çdo moment të bëjmë debat, por atë pikë së pari duhet ta bëjmë me atë që preken me pasojat e luftës dhe që janë qytetarët e thjesht të këtij vendi. Kryeministri është në takim me qytetarët që janë prekur për së drejti me këtë. Sa për Saliun tuaj që nuk e din se sa është çmimi i naftës sepse se ka paguar nga xhepi i tij, ju lutem na kurseni pisllëkun që po bëni në këtë sallë. Në nenin e rregullores, duhet ta dish fare mirë që kur prezantohet kërkesa nga disa deputetë, deputetët mbështetës çohen në këmbë dhe shoqërojnë deputetin. Por ti nuk i kish dhe ata që të kanë dhënë firmën. Në këtë aspekt, që në atë formal kërkesa juaj ka rënë. Do ju lutesha që çështja e çmimeve ka prekur Evropën dhe botën. Është armë politike që Rusia po përdor çmimet duke përdorur eksportet. Turpi më i madh është që nuk ka një vend të dytë në Evropë që opozita të përdorë këtë moment kaq kritik për Evropën, për hesape politike. Shkoni në protestë, ngarkoni autobusat për të sjellë mbetjet e non gratave për t’iu bashkuar protestave. Por për sa kohë që Sali Berisha ti bëjë jehoni protestave që organizoni, mbajeni me shëndet sepse parlamenti është i angazhuar të merret me rendet e ditës.

Spaho: Zv. kryeministri tha po gënjen, Taluant Balla m’u drejtua me emër, më kalon të replikoj me të. Mos u merr me bravën sepse ka vdek bravaxhiu. Më thatë gënjej për çmimin për 2010. Është kohë e largët, por në nëntor e dinë që ka qenë 180 lekë çmimi. Pra 450 lekë më shumë fitojnë furnizuesit e naftës, kjo është detyrë e qeverisë mos ti lejojë të rrjepin qytetarët. Së treti, mos të flasim për pandeminë, mijëra të vdekur. Shkoni ndërroni popullin nëse ju vjen turp për këtë popull i cilit i ka vajtur në thikë nga sjellja juaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: