Deputetët e ‘opozitë parlamentare’ nuk kanë kursyer ironitë për parlamentin e ri që do të mblidhet për herë të parë në shtator.

Murrizi i thotë Ralf Gjonit se ka mbetur edhe 1 seancë në 1 korrik dhe më pas shqitparët do të shpëtojnë nga deputetët që pranuan mandatet në 2019.

Ai me ironi thotë se në shtator Kuvendi do të bëhet laborator shkencor, do të vijë ajka që do të shpikë vaksinën e do shkojnë në NASA.

‘’Ralf, kemi dhe një seancë, më 1 korrik, pastaj do të shpëtojnë shqiptarët nga ne, se këtu o z.Manja këtu do të jetë laborator shkencor, do të vijnë ajka, do të shpikin vaksinën, ata që do të shkojnë drejt NASA-s. Këtu do të ketë hajdut doganash, armësh, kontrabandistë. Ju faleminderit. ‘’- tha Murrizi.

Nga ana tjetër Gjoni nuk i ka kursyer një replikë Murrizit, duke thënë se ata i prishën krevatin përkohësisht dhe tashmë nuk do të futen treshe, por dyshe.

Për të, deputët e rinj do të jenë kampionët e integrimit europian të Shqipërisë.

‘’Myslym, ata që do të vijnë, meqë ma përmende emrin, thjesht po rregullojnë krevatin, ishin treshe, do rifuten dyshe. Shumë e thjeshtë, çdo gjë thjeshtohet. Ne e prishëm krevatin përkohësisht. Këta do të jenë deputetët që do të hyjnë në parlament dhe do të jenë kampionet e integrimit. Si ata kampionët e drejtësisë. Që ta dinë gjithë shqiptarët e të shpresojnë edhe 30 edhe 45 vite të tjera. Kampionët vijnë nga krevati ku rrokullisen dy partitë. ‘’- tha Gjoni.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: