TIRANË- Ndërsa kryeminsitri Edi Rama mori fjalën në foltore për t’ju përgjigjur akuzave të kryedemokratit Basah, në vendi ka nisur të flaës demokrati Flamur Noka.

Edhe pse nuk dëgjohej, akuzat e ish-minsitrit democrat e kanë shqetësuar kryeminstrin që i ka kërkuar në një moment të mos bëjë zhurmuesin.

Irritimi i Nokës erdhi menjëherë pasi Rama tha se nuk mund ta dallonte kryedemokratin nga një parazit që rrinte në kafe e flistë ç’ti tekej.

“Kryetari i PD e mori fjalën dhe a ma thoni dot nga çfarë dëgjuat ku dallonte nga një parazit në kafene që ka një kafe dhe gotë raki para, i merr temat si t;i vijë në mend, hidhu këtej e dil andej dhe një fjalë nuk e tha për çështjen”,- u shpreh Rama.

REPLIKAT
Rama: Pusho, më dukesh si zhurmuesit tek kanali i jugosllavit, më kujton atë sinjal

Noka flet nga vendi

Rama: Ha përshesh aty…Lulëzim foli këtij shkopit

Noka vijon të flasë nga vendi bën akuza për koncesionet

Nërhyn kryeparlamentari Ruçi: Flamur Noka të lutem, do të tërheq vëmendjen

(foto ilustruese)

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: