Në Republikën Çeke, varianti Omicron përbën 80 për qind të infeksioneve ndryshe nga varianti Delta, raportoi sot autoriteti shëndetësor SZU në Pragë.

“Lajmi i mirë është se numri i shtrimeve në spital po bie”, tha ministri i Brendshëm, Vit Rakusan, duke shtuar se sistemi shëndetësor nuk po përballet me mbingarkesë.

Shkalla aktuale e incidencës shtatëditore në vend është 678 infeksione të reja të konfirmuara për 100,000 banorë.

Autoritetet besojnë se rritja e rasteve pozitive që shihet në testimin masiv në shkollat çeke mund t’i atribuohet variantit Omicron. Pothuajse 1.2 milionë nxënës dhe rreth 170,000 mësues po i nënshtrohen testeve.

Autoritetet shëndetësore çeke po përqendrohen në gjurmimin e kontakteve të dy grupmoshave me personat e infektuar, ata nën moshën 18 vjeç dhe ata më të vjetër se 65 vjeç.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb