Ministrja e Brendshme gjermane Nancy Faeser njoftoi sot për kontrolle të përkohshme në kufijtë e Gjermanisë me Poloninë dhe Republikën Çeke, me synim frenimin e fluksit th azilkërkuesve.

Ajo theksoi se këto kontrolle do të alternojnë midis kalimeve të ndryshme kufitare për të goditur trafikantët e qenieve njerëzore, por gjithashtu synojnë të kenë ndikim sa më të vogël tek njerëzit dhe ekonomia.

Udhëheqësit gjermanë janë vënë nën presion në rritje për të goditur numrin në rritje të azilkërkuesve, shumë prej të cilëve tani po kalojnë kufijtë e Polonisë dhe Republikës Çeke. Rreth 204,000 njerëz kërkuan azil në Gjermani brenda tetë muajve të parë të vitit 2023, 77 për qind më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar, shkruajnë mediat e huaja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb